Presidenti Begaj uron Pashkën: Gëzuar për të gjithë besimtarët ortodoksë

Shqipëria

Presidenti Begaj uron Pashkën: Gëzuar për të gjithë besimtarët ortodoksë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkën.

Me pamje nga qyteti i Korëës, Begaj shkruan se kjo festë sjellë rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje të re.

“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë,” shkruan Begaj.

Postimi i plotë:

Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!

Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat