Berisha prezanton kandidaten për 14 majin në Patos, sulmon rivalin e PS-së: Shushunjë, të shoqen e ka në arrati

Shqipëria

Berisha prezanton kandidaten për 14 majin në Patos, sulmon rivalin e PS-së: Shushunjë, të shoqen e ka në arrati

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:26
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në qytetin e Patosit.

Nga atje Berisha ka cilësuar kandidatin e Partisë Socialiste për Patosin, Fatjon Duraj, si një “shushunjë” të emëruar në garën elektorale të 14 majit përmes valixheve me euro.

Berisha vijoi duke thënë se e shoqja e tij është në arrati në Londër, pasi “bëri batërdinë me pronat” në hipotekën e Sarandës, ndërsa nga ana tjetër ai vetë kërkon votat e qytetarëve.

“Edi Rama që po bën 25 vite në pushtet, ka sot në duart e tij gjithë pushtetet. A ka mëkat më të madh ndaj vetes sonë që t’i japim pushtet atij që po të kishte emër të dytë do quhej mbreti i të keqes. Cilin kandidon këtu Rama, e dini kush është Fatjon Duraj. Është një shushunjë që vjen nga KESH-i. Një shushunjë e pashpirt. Janë Fatjonët e OSHEE-s që prenë fatura për arrestimin e 38 mijë qytetarëve që nuk paguan dritat në 2015. Askund në botë një ccështje civile nuk trajtohet si penale përvecc Ramës dhe OSHEE-s. Kjo specie e OSHEE-s është përhapur. Kanë kryer krime anti-kushtetuese.

Rama ka kapur lopatën si punëtor i madh, që ka shkuar ne vetëm 19 mbledhje të qeverisë. E ka kapur lopatën për t’u hedhur hi syve qytetarëve sepse kandidatët e tij janë të tillë si Fatjoni. Fatjoni u emërua me valixhe me euro. E shoqja e tij është në arrati në Londër. Mos e pranoni në fushatë pa sjellë të shoqen, ta sjellë! Nuk kanë asnjë cipë. E shoqja në kërkim dhe ky kërkon vota. Ajo ka bërë batërdinë në hipotekën e Sarandës dhe ky ka fytyrë të trokasë për votat. Edhe ky në Londër ishte, nga atje erdhi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat