Veliaj: Zhvilluam “Liqenin e Thatë”/ “Vlera e pronës është rritur në mënyrë të ndjeshme, falë investimeve”

Shqipëria

Veliaj: Zhvilluam “Liqenin e Thatë”/ “Vlera e pronës është rritur në mënyrë të ndjeshme, falë investimeve”

Më: 23 prill 2023 Në ora: 14:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar takimet me banorët e Liqenit të Thatë të cilët iu bashkuan edhe në mbjelljen e pemëve.

Gjatë bisedave me qytetarët Veliaj u kujtoi se si nga një ferrishte ku kundërmonte era e djegies së plehrave e plastikës, e pa asnjë shërbim, sot Njësia 13 ka vlerën më të lartë të pronës në kryeqytet.

Mbaj mend ditën e parë të punës, ku pjesa këtej e liqenit që e kapte Farka ishte e gjitha me ato kioskat dhe ato kasollet që digjnin plastikë e mblidhnin plehra dhe kur mendoj që sot konsiderohet një ndër lagjet që ka më shumë rritje të vlerës së pronës, është vërtetë një mrekulli. Ishim tek një nga ato agjencitë imobliare dhe na tha se është zona që ka rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Edhe ai që është sharësi më i madh e më profesionist, vetëm duke qëndruar, duke sharë, është bërë më i pasur. Unë besoj që punët e mira duhet t’i kemi përpara patjetër.

Në fund ai kishte një mesazh edhe për kandidatët e opozitës që garojnë në 14 Maj për Bashkinë e Tiranës.

Në kohë fushate, thonë amerikanët, është pak si cirku në fshat. Në cirkun në fshat dalin gjithë kllounët që na përshëndesin. Do dëgjoni lloj – lloj çudirash. Këta e kishin Kopshtin Zoologjik. Në atë kohë hante luani patate. Gjëra të tilla që duken si përralla nga e kaluara nuk duken më. Qyteti është komplet një realitet tjetër. Kur vijnë këta dhe thonë çudirat, duhet t’ju kujtojmë që e kishin. Këtu ishte një xhep i Farkës, sot është kthyer njësia në shërbim të qytetarëve dhe qytetarët e kësaj zonë nuk do shkojnë më në Farkë për shërbime. Unë besoj se kush ka bërë 9 punë, bën dhe 10. Kush ka bërë 40 shkolla, bën dhe 44. Kush ka bërë 99 ndërhyrje dhe investime, bën dhe 101. Në këtë sens, propozimi që kam për njësinë tuaj është: Të ecim përpara, të vazhdojmë me punë pavarësisht gjithë sharjeve e gjithë çudirave.

Kandidati socialist tha se dëshmia më e mirë për të provuar se si me punë arrihet gjithçka, është Kopshti Zoologjik, duke nenvizuar se e njëjta gje do te behet edhe me Kopshtin Botanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat