Pak para zgjedhjeve Roland Bejko me gisht në gojë ‘qahet’ për demokratët e Berishës: Më kanë denigruar fytyrën

Shqipëria

Pak para zgjedhjeve Roland Bejko me gisht në gojë ‘qahet’ për demokratët e Berishës: Më kanë denigruar fytyrën

Më: 26 prill 2023 Në ora: 20:44
Roland Bejko

Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland Bejko, u ankua ndaj demokratëve dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një takim me qytetarët, Bejko deklaroi se dikur Berisha e quante heroin e demokracisë.

Ai tha se mbështetësit e Berishës i kanë denigruar fytyrën dhe i kanë mohuar gjithçka çfarë ka bërë për PD-në.

“Berisha më quante heroin e demokracisë. Mbështetësit e Berishës më kanë denigruar fytyrën dhe na kanë mohuar gjithçka çfarë kemi bërë për PD-në”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat