Gara për Kurbinin/ Prezantohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu! Jozefina Topalli: Menaxher i sporvuar

Shqipëria

Gara për Kurbinin/ Prezantohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu! Jozefina Topalli: Menaxher i sporvuar

Më: 30 prill 2023 Në ora: 21:28
Behar Haxhiu dhe Jozefina Topalli

Behar Haxhiu do të jetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kurbin, për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai u prezantua nga ish- kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

Gjatë mitingut elektoral, ish-kryetarja e parlamentit i ftoi kurbinasit të zgjedhin alternativën e duhur në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Topallit, Haxhiu është një biznesmen dhe menaxher i sprovuar, që tani po kandidon për të fituar bashkinë e Kurbinit.

Në kulmin e karrierës së tij politike (në Kurbin) të karrierës si biznesmen e menaxher i sprovuar, Bahar Haxhiu kandidon për të fituar bashkinë e Kurbinit.

Dje ne Laç dhe ne Sanxhak në takim me gra dhe banore, që bënë një pritje entuziaste për Behar Haxhiun”, shkruan Topalli në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat