“Ai tmerrohet nga kandidati jonë”, Balliu nga Kamza, kërkon votën për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”: Banda e Rakip Sulit do marrë përgjigje më 14 maj

Shqipëria

“Ai tmerrohet nga kandidati jonë”, Balliu nga Kamza, kërkon votën për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”: Banda e Rakip Sulit do marrë përgjigje më 14 maj

Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:41
Klevis Balliu

Nga Kamza, Klevis Balliu ka kërkuar votën e qytetarëve për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha. Ai thotë se Rakip Suli dhe “banda” e tij dhe e Ramës do të marrin përgjigje më 14 maj.

Sipas tij Rakip Suli frikësohet ndaj Arjan Hoxha, pasi sipas tij tij, ky i fundit është një doktor shkencash që ka luftuar ata që vjedhin, ndërsa kreu aktual i Kamzës është një “hajdut”.

“Kam dëgjuar një thashethem, Rakip Suli në darkë shkon tek Zyra dhe i mbledh këta të bashkisë dhe u thotë ‘shifeni Arjan Hoxhën sa njerëz ka pas, ku i kam njerëzit unë, ku janë votat tonë?’. Por këta nuk e kuptojnë që në zonën tuaj presioni, blerja dhe fyerjet nuk ecin. Ata mendojnë se mund të vijnë këtu dhe mund të ushtrojnë presion. Këtu Kipja dhe gjithë banda e tyre do të marrin përgjigjen.

Çdo qytetari sot ne mund t’i shkojmë me kokën lart, nuk fshihemi skutave dhe nuk bëjmë takime në dy dhe tre të mëngjesit. Ne dalim në mes të ditës. Një njeri që vetë ai që e kandidon i thotë gomar, ofron një njeri që ka thyer rekord global, 34 tendera me flamur të kuq që ka paratë e qytetarëve.

Këta ofrojnë një hajdut, një gomar. Ne ofrojmë një doktor shkencash që ka luftuar ata që kanë vjedhur dhe i ka çuar në kokërr të burgut . ndaj Kipja është i tmerruar”, shprehet ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat