Rama nga Kukësi: Këtu vazhdimisht është zgjedhur ‘zorra qorre’, por investimet i bëmë ne komunistët

Shqipëria

Rama nga Kukësi: Këtu vazhdimisht është zgjedhur ‘zorra qorre’, por investimet i bëmë ne komunistët

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:16
Edi Rama

Kryesocialisti Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij ndaj qytetarëve për të braktisur ish liderin e PD, Sali Berishën në vendoret e 14 majit. Këtij të fundit iu referua sërish si ‘zorrë qorre’ që duhet shkëputur, ndërsa deklaratat i bëri nga një zonë që së djathtës i ka qëndruar besnike për shumë kohë.

Rama kërkoi votëbesimin e qytetarëve për Safet Gjicin, alternativën e tij për Kukësin më 14 maj.

Kryeministri theksoi se kundërshtarët ndonëse kanë pasur për një kohë të gjatë besimin e qytetarëve të Kukësit, nuk kanë punuar për ta.

Nga ana tjetër, ai thekson se PS do të vijojë investimet në këtë zonë e në të tjera, pa dallim ngjyrash politike.

Këtu dua të them disa fjalë se këtu është pak problem sepse njerëzit kanë tendencën të harrojnë. Këtu ka shumë njerëz që nuk e di ç’kanë një lidhje me zorrën qorre që e kanë të vështirë të shkëputen. Nëse historia e ndryshimit do kishte filluar para 4 vjetësh, unë për veten time s’do votoja as Safetin, as Regjën, do thoja ju i bëtë ca punë tani të provojmë këta tjerët. Por historia ka nisur para 33 vjetësh. Këtu vazhdimisht është zgjedh zorra qorre. Faktikisht këto katër vjet ne na është dhënë mundësia, në Tropojë për herë të parë, në Kukës për herë të dytë që të tregojmë se cili është dallimi. Tropoja sa ka ndryhsuar në këto 4 vite dhe sa është bërë në këto 4 vite, nuk është bërë në 44 vjet më parë. Unë e kam parë Tropojën edhe më para edhe tani. Përpara, madje kur kam vajt me Rexhën në zgjedhjet e kaluara dhe kur kam fol për destinacion turistik filluan duke qesh edhe socialistët. Sot është destinacion që ka nisur dhe vetëm zhvillohet si i tillë. Mjafton të shkosh në Valbonë, ku sa për kujtesë kur ne kemi marrë detyrën s’kishte rrugë, sot është rruga. Rrugën e Valbonës nuk e bën ata që morën besimin me sy mbyllur, e bëmë ne komunistët”, tha Rama.

Safet Gjici kërkon një tjetër mandat në Kukës, ndërsa përballë ka kandidatin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”,  Admir Sinamati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat