Duma nxjerr pamjet nga rrugët në kryeqytet/ Veliaj: Asfalti do jetë cilësor kur të mos ketë shtëpi pa leje

Shqipëria

Duma nxjerr pamjet nga rrugët në kryeqytet/ Veliaj: Asfalti do jetë cilësor kur të mos ketë shtëpi pa leje

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:57
Foto nga intervista

Drejtuesja e “Top Story” Grida Duma pyeti kryebashkiakun Erion Veliaj për rrugët në kryeqytet, teksa tregoi pamjet e disa akseve problematike.

Duma tregoi rrugën “Mihal Grameno”, me një asfalt të arnuar. Veliaj nga ana tjetër tha se ndërtesat janë ndërtuar mbi depon e ujit.

Shumica e ndërtesave janë informale. Shtëpitë janë mbi depon e ujit. Shtëpitë e tjera duhet të bësh tjetër linjë transmetimi që të çosh ujin me pompë. Duhet çarë asfalti për këtë. Është rrugë tretësore”.

Në ekran u shfaqën pamje nga rruga “Krist Maloku” dhe moderatorja e pyeti kryetarin e bashkisë nëse asfaltimi është i bërë me standard.

Jo, nuk është. Ato janë ndërtesa informale. Në momentin që ata qytetarë duan ta tërheqin avllinë vullnetarisht, atëherë dhe rrugën mund ta bëjmë më të mirë. Kur të vendosin të mos kenë atë ndërtesë informale dhe të bëhen bashkë për të ndërtuar një pallat do të vijnë të marrin leje”.

Sipas Veliajt, qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi pa leje, kërkojnë të kenë një rrugë të shtruar para shtëpisë, pa kërkuar cilësi apo standarde pasi “nuk mund të ketë standarde kur rruga bllokohet nga avlli apo godina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat