Meta shpreh mbështetjen për kandidatin e “BF” në Kavajë: Fisnik Qosja ka në themel të punës dashurinë për qytetin

Shqipëria

Meta shpreh mbështetjen për kandidatin e “BF” në Kavajë: Fisnik Qosja ka në themel të punës dashurinë për qytetin

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:04
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja.

Meta shkroi se Kavaja është qyteti simbol i demokracisë dhe do të jetë pas 14 Majit dhe qyteti simbol i Ndryshimit, pasi sipas tij do zgjedhë një administrator të shkëlqyer si Fisnik Qosja, i cili në themel të punës së tij si kryebashkiak i ardhshëm ka dashurinë për qytetin e tij dhe dëshirën për t’ju shërbyer bashkëqytetarëve të tij.

Ai shtoi më tej se Kavaja do të votojë për planin e Fisnik Qoses, i cili ofron mbështetjen absolute për të rinjtë, zero taksa për çdo biznes që ata do të hapin, në mënyrë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen në qytetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat