​Goditën gazetarin në Lezhë, arrestohen dy personat e shpallur në kërkim

Shqipëria

​Goditën gazetarin në Lezhë, arrestohen dy personat e shpallur në kërkim

Më: 7 maj 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Policia në Lezhë gjatë ditës së sotme ka ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim I.(E). A., 35 vjeç dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë "Arrest në burg” për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

Kjo, sepse më datë 25.01.2023, në Lezhë, kanë dhunuar fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat