“Bashkia është e korruptuar”/ Qytetarët mbështesin kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Shijak: Duam ndryshimin, pushtetin po e mbajnë me zor!

Shqipëria

“Bashkia është e korruptuar”/ Qytetarët mbështesin kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Shijak: Duam ndryshimin, pushtetin po e mbajnë me zor!

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:45
Rezart Tusha

Përballja e këtij viti në bashkinë e Shijakut nuk konsiderohet e vështirë për banorët e kësaj zone, të cilët besojnë dhe kërkojnë patjetër fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Të lodhur nga harresa e pushtetit vendor, banorët e Shijakut thonë ndryshimin e shumëkërkuar e gjejnë te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha.

Të shumtë janë banorët që mbështesin Rezart Tushën,pasi janë të lodhur nga mungesa e investimeve, drejtësia e munguar, korrupsioni e burokracia.

Dyert e Bashkisë së Shijakut nën drejtimin e socialistëve kanë qenë të mbyllura për vite me radhë për banorët e kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat