Dhuna ndaj kandidatit/ Reagon koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe hedh akuza të rënda

Shqipëria

Dhuna ndaj kandidatit/ Reagon koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe hedh akuza të rënda

Më: 14 maj 2023 Në ora: 08:18
Erion Isai

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, të cilin e kanë akuzuar se po shpërndante para në këmbim të votës. 

Sipas reagimit të “Bashkë Fitojmë”, në momentin që dy palët janë përballur ka pasur shtyrje mes tyre.

Bashkë Fitojmë: Vjen një informacion që në fshatin Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe lek. Shkon BF dhe përballen në fshatin Qinam.

Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve.

Bodyguardët e Isait kanë shtyre kandidatin e BF E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat