Zbërthehet Grida Duma, zbulon politikanët që i kanë refuzuar ftesën për t’i shkuar në emision

Shqipëria

Zbërthehet Grida Duma, zbulon politikanët që i kanë refuzuar ftesën për t’i shkuar në emision

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:24
Grida Duma

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, moderatorja Grida Duma në një intervistë “pa filtra”, ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.

Ajo është pyetur edhe në lidhje me politikanët të cilët mund ta kenë refuzuar ftesën e saj për në emision, ku kjo e fundit ka zbuluar disa “detaje” nga ato raste.

Romeo Veshaj: Ka pasur ndonjë nga politiknët që të kanë refuzuar ftesën për të ardhur në emision, ose kanë bërë pak më shumë naze se të tjerët?

Donald Veshaj: Po Rama erdhi direkt? Iu tha vetë apo i thatë?

Grida Duma: Nuk e di, s’e mbaj mend.

Donald Veshaj: Po si se mbani mend? S’ka gjë…

Grida Duma: Ja se ua them tani…Ti e ke parasysh, kur politikanët të thonë po, por është jo?

Donald Veshaj: Po, patjetër e thonë dhe kameramanët, jo më politikanët.

Grida Duma: Tani ça ka ndodhur? Unë sapo kam hyrë në “Top Story”, sapo e ideuam, unë iu bëra një ftesë zyrtare të gjithë atyre që mund të themi janë protagonistët më kryesorë të politikës, dhe sigurisht u vunë në provë a ishin në gjendje të vinin që në emisionet e para. Në emisionet e para nuk ka pasur një prezencë siç është tani. Edhe të vin tek e tek, te unë të themi nuk ka pasur një iniciativë kaq të rehatshme. Jo-ja nuk ishte kurrë jo, por ishte “po, patjetër por…, na lër dhe një javë, na lër dhe dy javë”. Kshuqë unë nuk mbaj mend, a i thamë, apo a na tha, por di që u kemi thënë të gjithëve që në momentin e parë që kemi nisur “Top Storyn”.  Por mënyra se si kanë ardhur ata, sipas kalendarit që iu leverdis atyre, se politika është “nëse i leverdis”, ishte momenti i dytë. Tani jemi në situatën, që i marrim ne kur na leverdis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat