Surprizat e motit nuk kanë fund/ Çadrat me vete, pasdite do të ketë shtrëngata të forta shiu

Shqipëria

Surprizat e motit nuk kanë fund/ Çadrat me vete, pasdite do të ketë shtrëngata të forta shiu

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Sipas metoalb sot pasdite  dhe nesër  priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat 

Nesër (e mërkurë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 23 °C
në vendet e ulëta: 13 / 26 °C
në vendet malore: 8 / 20 °C

Era

Sot pasdite (e martë, dt.23) dhe nesër (e mërkurë, dt.24) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat