Vdekja tragjike e 7-vjeçarit në Tiranë, fëmija u përplas brenda lokalit të të atit

Shqipëria

Vdekja tragjike e 7-vjeçarit në Tiranë, fëmija u përplas brenda lokalit të të atit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Familja e 7-vjeçarit që vdiq tragjikisht ditën e djedhme në Bërxullë vajton humbjen e papritur të të miturit.

 7-vjeçari u përplas pët vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej edhe një 7-vjeçar.

Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u përplas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atit të 7-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat