Po punonin në pallatin e rindërtuar, ashensori zë poshtë dy punëtorët në Krujë

Shqipëria

Po punonin në pallatin e rindërtuar, ashensori zë poshtë dy punëtorët në Krujë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Aksident në punë në një nga pallatet në rindërtim e sipër në Krujë. Dy punëtorë, njëri turk e tjetri shqiptar janë plagosur rëndë pasi i ka zënë poshtë ashensori të cilin po montonin.

Dy të plagosurit fatmirësisht janë nxjerrë të gjallë dhe njëri prej tyre është i plagosur lehtë, ndërsa tjetri ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se shtetasi shqiptar i plagosur është Artan Bahiti, i cili është dërguar në spital me urgjencë.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat