Gjendet një gomone brenda kamionit me jonxhe/ Forcat Shqiponja dhe Antidroga kontrolle në disa banesa

Shqipëria

Gjendet një gomone brenda kamionit me jonxhe/ Forcat Shqiponja dhe Antidroga kontrolle në disa banesa

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një gomone është gjetur në një fermë në fshatin Babicë të Vlorës. Gomonia u gjet gjatë një kontrollit të ndërmarrë nga efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave shqiponja mbremjen e se martes rreth ores 12:30 .

Ndërkohë policia mbrëmjen e djeshme rreth orës 12:30 minuta kontrolloi edhe disa banesa në qytet që kanë lidhje me pronarët e fermës ku u gjet gomonia.

Sipas burimeve dyshohet se ajo mund të jetë përdorur ose do të përdorej për trafik.

Gomonia eshte rreth 10 metra e gjate e cila ishte fshehur brenda nje kamioni me balla jonxhe .. Policia ka mbajtur në kontroll gjate gjithe nates fermen ne te cilen u gjet gomonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat