Aksident në qendër të Përmetit, i riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina

Shqipëria

Aksident në qendër të Përmetit, i riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 23:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet është përplasur pranë qendrës së qytetit të Përmetit mbrëmjen e sotme me tre mjetet të tjera duke shkaktuar dëme materiale.

Mjeti i drejtuar nga i riu F. Lahe është përfshirë në aksident, pasi i ky i fundit nuk ka mundur të kontrollojë shpejtësinë e makinës.

Në momentin e përplasjes nuk ka pasur këmbësorë në zonën përreth.

Ndërsa drejtuesi i ri do të procedohet penalisht për dëmtim prone dhe shkelje të rëndë të rregulllave të qarkullimit rrugor, si edhe do të gjobitet me 50 mijë lekë të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat