Zjarri në fushën e mbetjeve, IKMT gjobit me 1 mln lekë gjobë Bashkinë Vlorë

Shqipëria

Zjarri në fushën e mbetjeve, IKMT gjobit me 1 mln lekë gjobë Bashkinë Vlorë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

IKMT ka gjobitur me 1 milion lekë bashkinë e Vlorës lidhur me rastin e përfshirjes nga flakët të fushës së mbetjeve ditën e djeshme.

Pas ndërhyrjes së kryer edhe nga forcat e ushtrisë dhe atyre të zjarrfikësve edhe gjatë ditës së sotme, situata është drejt përmirësimit.

Pasditen e së enjtes, fusha e mbetjeve u përfshi sërish nga flakët duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Forca të shumta të zjarrfikësve dhe katër automjete u vunë në dispozicion për të shuar flakët. Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat