Vizita e Bill Clinton në Tiranë, ambasada e SHBA -së: Moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve

Shqipëria

Vizita e Bill Clinton në Tiranë, ambasada e SHBA -së: Moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 17:47
Foto nga vendngjarja

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë foto nga momenti i mbërritjes së ish presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë.

Ajo thekson se vizita e tij e parë në Shqipëri është një moment domethënës për miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!

Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada.

Kujtojmë se udhëheqësit e Shqipërisë kanë thënë  se shqiptarët i janë përjetë mirënjohës presidentit Clinton për gjithçka që ai ka bërë për kombin tonë dhe në veçanti për Kosovën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat