Çuçi reagon për dhunën e fisit Rraja: Askush nuk është mbi ligjin, policia po punon për arrestimin e autorëve

Shqipëria

Çuçi reagon për dhunën e fisit Rraja: Askush nuk është mbi ligjin, policia po punon për arrestimin e autorëve

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 21:53
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me videon e dhunës së ushtruar ndaj dy kushërinjve nga fisi Rraja. Përmes një shkrimi në Twitter, Çuçi shprehet se policia ka ushtruar kontroll në banesat e të dyshuarve, ndërsa ka arrestuar disa prej tyre.

Duke i konsideruar pamjet si të papranueshme, Çuçi iu përgjigjet dhe akuzave mbi Policinë e Shtetit, duke thënë se çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën.

Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkruan Çuçi.

Ndërkohë, personat e dhunuar kanë deklaruar se policia është vonuar më shumë se dy orë dhe nuk i ka shoqëruar për të marrë ndihmë mjekësore. Në njoftimin e publikuar një ditë më parë, policia nuk përmend përfshirjen e djalit të deputetit Rrahman Raja në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat