Shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor/ 32 shoferë nën hetim gjatë një javë në kryeqytet! Mbi 2 700 gjoba

Shqipëria

Shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor/ 32 shoferë nën hetim gjatë një javë në kryeqytet! Mbi 2 700 gjoba

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Gjatë një jave në Tiranë janë nën hetim 32 shoferë, disa prej tyre të arrestaur dhe disa në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kështu janë ndëshkuar me masë administrative, 469 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

468 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.

1158 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 446 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 238 masa administrative, për parakalime të gabuara.

Janë bllokuar 9 automjete, nga të cilat 2 për detyrime të pashlyera, 1 për mungesë dokumentacioni dhe 6 me targa të huaja të cilat po verifikohen nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

“”Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e policië.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat