Arrestohet ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci, akuzohet për shpërdorim detyre

Shqipëria

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci, akuzohet për shpërdorim detyre

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 09:11
Fran Tuci

Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci është arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK.

Burime për Klan News bëjnë me dije se Tuci akuzohet për shpërdorim detyre.

Mësohet se në arrest shtëpie është vënë dhe administratori i njësisë së Fushë-Arrëzit ndërsa një fadromisti i është caktuar masa e “detyrimit me paraqitje“.

Kujtojmë se emri i ish-kryebashkiakut socialist u përfol në media në Qershor të vitit 2020, kjo pasi vëllai i tij Albert Tuci u vu në pranga gjatë një operacioni antidrogë. Asokohe Tuci ishte në detyrën e kreut të bashkisë Fushë-Arrëz dhe PD kërkoi që ai të jepte dorëheqjen.

Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar herë pas here Tucin si “miniaturë të Edi Ramës” duke shtuar se ish-kryebashkiaku ka disa dosje për korrupsion në prokurori.

Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat