Miratohet nen për nen projektligji për kanabisin mjekësor, të enjten kalon në Kuvend për votim

Shqipëria

Miratohet nen për nen projektligji për kanabisin mjekësor, të enjten kalon në Kuvend për votim

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Është miratuar nen për nen projektligji për kanabisin mjekësor në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Projektligji do të kalojë për votim të enjten në Kuvend.

Gjatë seancës deputetët rrëzuan propozimin e Erion Braçes në komisionin e Ekonomisë që të përcaktohet hapësira që do të shfrytëzohet për kanabisin industrial.

Disa propozime nga deputeti i PS Ilir Metaj, u miratuan siç ishte shtimi i një neni për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës.

Këshilli i Ministrave miratoi  në qershor  projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat