Fitoi zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë, Edison Memolla: Falenderoj të majtë e të djathtë që më besuan

Shqipëria

Fitoi zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë, Edison Memolla: Falenderoj të majtë e të djathtë që më besuan

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 10:05
Fitoi zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë, Edison Memolla: Falenderoj të majtë e të djathtë që më besuan

Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi.

Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë.

Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar.

Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar. ”- tha Memolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat