Vendimi i Kryesisë për t’i hequr vulën Gazment Bardhit, ja deputetja demokrate që ka firmosur dy herë

Shqipëria

Vendimi i Kryesisë për t’i hequr vulën Gazment Bardhit, ja deputetja demokrate që ka firmosur dy herë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 19:25
Gazment Bardhi

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin për t’i hequr vulën e partisë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia e mbledhur në 18 korrik ka vendosur që vula të prodhohet dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa.

Por siç duket nga ky dokument, mes emrave që kanë firmosur për këtë vendim.

Kjo ndodhi me  deputeten Erjola Pampuri e cila ka firmosur dy herë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të thërrasë Këshillin Kombëtar në përpjekje për të penguar zgjedhjet e 29 korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat