Gazment Bardhi thërret Këshillin Kombëtar, Kryesia e PD-së e çon në Komisionin e Etikës, kërkon shfuqizimin e vendimit

Shqipëria

Gazment Bardhi thërret Këshillin Kombëtar, Kryesia e PD-së e çon në Komisionin e Etikës, kërkon shfuqizimin e vendimit

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:35
Gazment Bardhi

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i ka dërguar një shkresë Komisionit të Etikës së PD, nëpërmjet të cilës kërkon shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshme, Gazment Bardhi i cili thirri të enjten mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Për rrjedhojë Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës do të mblidhet ditën e sotme në orën 19:00, për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Komisioni i Etikës do të hetojë veprimet e Bardhit, që sipas PD-së janë në shkelje të statutit.

Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka i ka dërguar një e-mail sekretarit të Përgjithshëm Bardhit dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancë.

Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri.

Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. PD thotë se Bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryeisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat