Përplasi për vdekje me makinë një të moshuar dhe u largua nga vendngjarja në Krujë, policia nis punën për identifikimin e autorit

Shqipëria

Përplasi për vdekje me makinë një të moshuar dhe u largua nga vendngjarja në Krujë, policia nis punën për identifikimin e autorit

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 09:54
Policia

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. D., 27 vjeç, Sh. Ç., 47 vjeç dhe M. M., 55 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– A. V., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. M., 28 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 28-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 27.07.2023, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasen M. H., rreth 65 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat