Përfundon procesi i numërimit për garën për kreun e PD, Lulzim Basha fiton me rreth 16 mijë vota

Shqipëria

Përfundon procesi i numërimit për garën për kreun e PD, Lulzim Basha fiton me rreth 16 mijë vota

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD-së në të gjithë vendin.

Në garë janë ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

Basha ka arritur të grumbullojë sasinë më të madhe të votave, duke u shpallur kështu kryetari i ri i PD-së.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka publikuar rezultatet përfundimtare të procesit.

“25460 votues në lista. Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 18052 anëtarë të PD-së, pra rreth 71 %. Nga 18052 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në kutitë e votimit janë gjetur 18052 fletë votimit, të pavlefshme janë gjetur 199. 17853 janë vota të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16196 vota dhe Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, Komisioni elektoral i PD-së deklaron fitues të zgjedhjeve Lulzim Bashën”, u shpreh Gjana.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i thirrur nga sekretari i përgjithëm i PD-së, Gazment Bardhi, i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat