Rikthehen radhët në Kapshticë/ Dogana greke punon vetëm me dy sportele

Shqipëria

Rikthehen radhët në Kapshticë/ Dogana greke punon vetëm me dy sportele

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Kthimi i emigrantëve në Greqinë fqinje edhe këtë vit është shoqëruar me vonesa dhe fluks të shtuar në Kapshticë.

Ne dalje janë krijuar radhë kilometrike pasi nga mëngjesi I te djeles, autoritetet greke punojnë vetëm me dy sportele në hyrje ndërsa policia jonë kufitare operon me 4 te tille. Në këto kushte, shtetasit shqiptarë dhe jo vetëm, që duan të kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin të paktën një orë.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se autoritetet tona kufitare të Kapshticës kanë pasur takime të vazhdueshme me homologët grekë të cilëve i’u është kërkuar shtimi i sporteleve. Por fqinjët nuk e kanë pranuar kërkesën me argumentin se personeli është reduktuar, në këtë muaj pushimesh.

Sakaq është lejuar kalimi me procedurë të përshpejtuar i shtetasve grekë por edhe atyre shqiptarë të cilët posedojnë dokumenta greke pasi jetojnë e punojnë në vendin fqinj.Vetëm kete te djele kanë kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë më shumë se 2100 shqiptarë dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat