Mashtronte biznesmenët me shuma deri në 35 mijë euro, lihet në burg 39-vjeçari

Shqipëria

Mashtronte biznesmenët me shuma deri në 35 mijë euro, lihet në burg 39-vjeçari

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg mashtruesin Indrit Aliu, 39-vjeçarin e arrestuar pas denoncimit të një biznesmeni se e kishte mashtruar.

Para gjyqtares ai nuk ka pranuar të japë shpjegime, ndërkohë avokatja ka mohuar akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokuroria.

Nga hetimet, burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se shumat e parave që u kërkonte personave të ndryshëm varionin deri në 35 mijë euro. Zyrtarisht për të ka vetëm një kallëzim, por po hetohen disa raste, kryesisht persona që merren me aktivitet biznesi në miniera dhe në ndërtim.

Për të mashtruar këta persona ai përdorte emra dhe fotografi të personave të ndryshëm që punonin në disa institucione shtetërore, ndërsa përdorte edhe karta të dyshuara të falsifikuara apo të rreme për të bindur biznesmenët se punonte në institucione qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat