Dogji “Ferrari-n” e Noizy-t, kamerat e sigurisë kapën mat autorin

Shqipëria

Dogji “Ferrari-n” e Noizy-t, kamerat e sigurisë kapën mat autorin

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:24
Noizy dhe Siar Konti

Personi në foto është Siar Konti, i riu që akuzohet për zjarrvënie të “Ferrari-t”, makinës luksoze të këngëtarit të njohur durrsak, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy.

Siar Konti teksa shkonte drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar.

Siç shihet nga pamjet, Konti është veshur me xhup dhe ecën në rrugë teksa shkonte drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se Ferrari i djegur i këngëtarit Noizy, kap shifrën e 300 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat