Çmontohet grupi kriminal në Kurbin, mes 6 të arrestuarve edhe ish-shefi i policisë

Shqipëria

Çmontohet grupi kriminal në Kurbin, mes 6 të arrestuarve edhe ish-shefi i policisë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 08:47
Janë bllokuar 4 gomone.

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Gurdia di Finanza italiane.

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Disa persona u shoqëruan në ambientet e policisë, ndërsa 6 u arrestuan. Mes të arrestuarve është edhe ish-shefi i policisë, Arlind Ismailuka.

Trafikantët u kapën duke këmbyer kanabis me heroinë dhe kokainë dhe kur policia është afruar i kanë vënë flakën një veliere me qëllim fshehjen e provave.

Janë bllokuar 4 gomone. Të arrestuar janë edhe shtetas të huaj, ndërsa ky grup kriminal trafikonte drogë në rrugë detare. Operacioni vijon ndërsa urdhër-arrestet janë lëshuar nga SPAK.

Ditën e sotme pritet që SPAK të dalë me një komunikatë zyrtare për këtë operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat