“Kuvendi Kombëtar, si festë syneti”/ Gjekmarkaj: Basha njësoj si Enver Hoxha, përjashton në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka!

Shqipëria

“Kuvendi Kombëtar, si festë syneti”/ Gjekmarkaj: Basha njësoj si Enver Hoxha, përjashton në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka!

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:37
“Kuvendi Kombëtar, si festë syneti”/ Gjekmarkaj: Basha njësoj si Enver Hoxha, përjashton në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka!

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, është një tjetër emër që ka dalë kundër Lulzim Bashës, mbajtjes së Kuvendit Kombëtar dhe vendimeve që u morën sot.

Përmes një reagimi në rrjetin social Gjekmarkaj e ka krahasuar Lulzim Bashën me Enver Hoxhën, duke thënë se ky i fundit ishte ai që ka mbajtur disa nga postet kryesore të shtetit, duke bërë paralelizëm me postin që kreu i PD mori me ndryshimin e statutit sot, atë të kryetarit të Grupit Parlamentar.

Deputeti i PD nuk i kurseu ironitë, teksa mes të tjerash thotë se mbledhje e Kuvendit Kombëtar nga Basha ishte si një “festë syneti”, ku “përjashtoi në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka”.

Gjekmarkaj shton se PD duhet të bashkohet që të filloje rritjen dhe se ka nevojë për garë dhe institucione të vërteta, përndryshe  do t’i “mbetet vetëm e kaluara si kujtim dhe copat aktuale  si fosile në xhepat e rrënuesve të panginjur e të pa cipë”.

Reagimi i plotë:

Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes.

Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i perjetshem , i pergjithshem dhe mori per vete një mori postesh imagjinare.

Pastaj fap e fap perjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kunder se vjetres.

Kerkoi ndjese. Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesen e tij ! Foli per emerime të gabuara që paskesh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emerimi më fatkeq i Sali Berishes.

E zgjodhi të ngratin, duke prishur garen dhe injoruar kontributet në PD  per veset jo per virtytet me konceptin e kontrollit total mbi  të  e të partisë pronë. Ja futi si kurrkush, si skuth qe pret çastin  i pazoti për të bërë betejen e ndarjes me kulturen politike, pa patur kurrë një projekt. Flet per njerzit , per demokratet pasi ju pegëren investimin, mundin per karrigen dhe pasurite e tyre .

Pa u skuqur pa u zverdhur me lekuren si sholle kepucet i rrejten per hallet e tyre ore e çast.

PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të liderve dhe ushtarve të perjetshem. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të verteta të cilat i japin asaj lidership fitues perndryshej  do ti mbetet vetem e kaluara si kujtim dhe copat aktuale  si fosile në xhepat e rrenuesve të panginjur e të pa cipë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat