Bulqiza pa dru për dimër, banorët: Çmimi shumë i lartë, nuk e përballojmë dot

Shqipëria

Bulqiza pa dru për dimër, banorët: Çmimi shumë i lartë, nuk e përballojmë dot

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:59
Bulqiza

Bulqiza është një nder zonat ku i ftohti fillon shpejt, ndaj banorët nisin përgatitjet për sigurimin e druve, por mesa duket kjo do të jetë e vështirë për këtë vit.

Në kushtet kur ngrohja me energji elektrike kushton shumë, edhe gjetja e druve po bëhet një mision shumë i vështirë për banorët e kësaj zone.

Çmimi prej 5000 lekësh një metër kub dru është çmim shumë i lartë për banorët e varfër të Bulqizës. Por edhe me këtë çmim banorët nuk po e sigurojnë dot pasi Bashkia nuk ka çelur tenderin për kompaninë që do sigurojë dhe shesë lëndën drusore.

Një pjesë e familjeve i gëzohen tepricave që iu kanë mbetur nga dimri i kaluar, ndërsa një pjesë tjetër me frikën se drutë për ngrohje do të pësojnë sërish rritje çmimi janë përpjekur t’i gjejnë ato në rrugë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat