Rama në Paskuqan, inauguron gjimnazin “Gramoz Palushi”: 33 mësues dhe 630 nxënës nisin vitin e ri shkollor në kushte dinjitoze

Shqipëria

Rama në Paskuqan, inauguron gjimnazin “Gramoz Palushi”: 33 mësues dhe 630 nxënës nisin vitin e ri shkollor në kushte dinjitoze

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Paskuqan, për një vizitë në godinën e re të gjimnazit “Gramoz Palushi”, në nisje të vitit të ri shkollor.

Rama thekson se nga sot, në gjimnazin “Gramoz Palushi” nisin mësimdhënien dhe mësimnxënien 33 mësues dhe 630 nxënës me kushte dinjitoze, ndërsa merita për këtë i jep bashkëpunimit të shkëlqyer mes Bashkisë Kamëz me qeverinë.

Kamza është kthyer në kampione e infrastrukturës së re arsimore, thotë Rama.

Paskuqan, Kamëz – Në godinën e re të gjimnazit “Gramoz Palushi”, ku 630 nxënës dhe 33 mësues nisin këtë vit të ri shkollor me kushte dinjitoze, falë punës shembullore të kryetarit të Bashkisë Kamëz dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me qeverinë, falë të cilit Kamza është kthyer në kampione e infrastrukturës së re arsimore”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat