Përfshihet nga flakët një pallat pranë zyrave të DPSHTRR-së në Tiranë

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një pallat pranë zyrave të DPSHTRR-së në Tiranë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë mesditë dy katet e fundit të një pallati në zonën ku ndodhen zyrat e DPSHTRR-së.

Mësohet nga dëshmitarët në vendngjarje se forcat zjarrfikëse janë njoftuar dhe aktualisht kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve që po përhapen me shpejtësi.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e Tiranës duke bërë me dije se zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave në të cilat ra zjarri.

“Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat