Krimi në familje në Përmet, ja kush është viktima dhe i moshuari vrasës i proceduar dhe më parë për dhunë

Shqipëria

Krimi në familje në Përmet, ja kush është viktima dhe i moshuari vrasës i proceduar dhe më parë për dhunë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë u raportua  mëngjesin e sotëm nga Përmeti. Shërbyesja e një çifti të moshuarish, gjeti në orët e para të mëngjesit të dhunuar dhe pa shenja jete të moshuarën 80-vjeçare, Afroviti Peçi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi.

I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja, e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve Leonidha Peçi., 82 vjeç dhe Afroviti Peçi, 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen Afroviti Peçi, 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi Leonidha Peçi, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasinLeonidha Peçi, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat