Nesër nis Censi/ Komiteti fetar apel besimtarëve: Deklaroni përkatësinë

Shqipëria

Nesër nis Censi/ Komiteti fetar apel besimtarëve: Deklaroni përkatësinë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka bërë thirrje besimtarëve praktikantë ose jo t’u përgjigjen pyetjeve të formularit dhe të shprehin me krenari se cilit besim i përkasin.

Edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë iu ka bërë thirrje besimtarëve që t’u përgjigjen pyetjeve të Censit në lidhje me besimin fetar.

“Tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar”, shkruan kisha Ortodokse.

Për çështjet më të ndjeshme si feja, gjuha, përkatësia etnike qytetarët janë të lirë të zgjedhin të përgjigjen apo jo.

Censi nis të hënën dhe përfundon në fund të tetorit. Ata që refuzojnë të përgjigjen do të gjobiten

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat