Balla në Komisariatin e Kamzës: Rrisim sigurinë publike dhe rrugore përmes teknologjisë më të fundit

Shqipëria

Balla në Komisariatin e Kamzës: Rrisim sigurinë publike dhe rrugore përmes teknologjisë më të fundit

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Në bashkinë e Kamzës është ngritur e ka nisur funksionim një sistem i plotë i monitorimit të territorit me kamera, të cilin e ka në përdorim Policia e Shtetit për të rritur parametrat e sigurisë.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryetari i Bashkisë Rakip Suli dhe drejtues të lartë e vendor të Policisë panë nga afër Sallën Operative ku monitorohen pamjet e kamerave.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj shpjegoi se kamerat e instaluara lexojnë gjithashtu targat e mjeteve, kur janë ‘alert’ apo i përkasin një mjeti tjetër.

Ministri Balla tha se duhet mbyllur e plotësuar sistemi i vëzhgimit të perimetrit të shkollave.

Kemi rënë dakord dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që investimi që pritet të fillojë vitin e ardhshëm edhe aty, pastaj e kemi të thjeshtë të integrojmë Tiranën e Kamzën, sepse persona me aktivitet kriminal spostohen në Kamzë dhe anasjelltas, e me këto kamera kemi mundësi ti ndjekim.

Pastaj të vijojmë më Durrësin, Vlora e ka ndërkohë sistemin të implementuar. Duhet që në një kohë të shkurtër, një mjet në kërkim ta dedektojmë në cilën pjesë të territorit ndodhet. Rrugët kombëtare po bashkëpunojmë ne ARRSH, të kenë kamera. Sa i përket perimetrit të sigurisë në shkolla, kamerat janë ndihmesë e madhe”, u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat