Taksa për fitimet online/ Hyjnë në fuqi më 1 janar, norma nga 13% në 23%

Shqipëria

Taksa për fitimet online/ Hyjnë në fuqi më 1 janar, norma nga 13% në 23%

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ka futur së fundmi edhe konceptin e të ardhurave nga platformat on line si Youtube, Instagram, TikTok, Airbnb, Booking apo në platformat e blerjes së mallrave si Amazon, Alibaba dhe të tjerë.

Fitimet nga këto platforma do tatohen si të ardhura nga punësimi me normën progresive 13 – 23%.  Pavarësisht se për këtë aktivitet online mund të mbahet tatim në burim në shtetet ku krijohen të ardhurat, me shtetet që nuk kemi marrëveshje për tatimin e dyfishtë, do të vilet për së dyti.

Administrata tatimore do të jetë ajo që do të vendosë në dispozicion të tatimpaguesve detyrimin që ata i kanë shtetit, nga të ardhurat që përfitojnë nga të gjithë platformat on line.

Ndërkohë do të tatohen dhe dëmshpërblimet që individët do marrin si shkak i ndërprerjes së menjëhershme të kontratës së punës do jenë të tatueshme dhe do konsiderohen si të ardhura nga punësimi. Nëse individët dëmshpërblimin e marrin në formën e një bonusi, në një pagesë të vetme do tatohen me normën 15%.

Në udhëzim parashikohet edhe që kur kompanitë marrin punëtorë të huaj nëpërmjet agjencive dhe rrogat ia paguajnë këtyre agjencive, e jo drejtpërdrejt punonjësve, atëherë tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar nga biznesi shqiptar për agjencinë e huaj të punësimit.

Ndërkohë ka edhe përjashtime. Nuk konsiderohen si të ardhura nga punësimi dhe nuk janë pjesë e bazës tatimore mbi të cilën llogaritet tatimi mbi pagat, përfitimet e të punësuarve për vlera ushqimore të konsumuara, pijeve (jo alkoolike), pajisjet e punës apo trajtimi mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat