Ndarja nga jeta e Giorgio Napolitanos, Begaj mesazh ngushëllimi: Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij në rrugën drejt BE

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Giorgio Napolitanos, Begaj mesazh ngushëllimi: Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij në rrugën drejt BE

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 23:38
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-president italian Giorgio Napolitano.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Presidentit Giorgio Napolitano, miqve të tij dhe gjithë popullit italian. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij të për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Pushoni në paqe”, shkruan Begaj.

Napolitano ka ndërruar jetë sot në moshën 98-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministres Giorgia Meloni duke shprehur dhe ngushëllimet e qeverisë italiane për familjen e Napolitanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat