Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, 13 vjet burg Hekuran Markut

Shqipëria

Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, 13 vjet burg Hekuran Markut

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme e Apelit, Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për çështjes kundër Hekuran Markut, duke e shpallur atë fajtor veprën penale trafik narkotikësh në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim.

Marku ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme e Apelit,  vendimin e GJKKO të 14 dhjetorit 2022, që e dënonte me 13 vite burg Markun, por apeli vendosi të lërë  në fuqi njëjtin vendim.

Nga këto, Marku është gjetur fajtor dhe dënuar me tre vjet burg për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”.

Përmes një komunikimi publik, GJKKO sqaron se të pandehurit Hekuran Marku i ulet një e treta e masës së dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të të pandehurit i fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit arrest në burg dhe të kryet në një burg të sigurisë së lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat