Fieri nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë

Shqipëria

Fieri nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 21:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Darëzezë të Fierit, rreth orës 19:00 për shkak të erës së fortë, duke shtuar intensitetin e flakëve.

Situata doli jashtë kontrollit për shkak të flakëve të cilat rritën intensitetin, por u neutralizuan vetëm pas përpjekjeve intensive të forcave operacionale të cilat tashmë janë tërhequr nga terreni në pamundësi operimi.

Pylli me pisha i Darezëzës është pjesë e masivit pyjor mbi 70-vjeçar që ndodhet në bregdetin e Semanit, Darezëzës e Pishporos, me një densitet të lartë.

Ndërkohë që vetëm gjatë këtyre 5 ditëve është djegur një sipërfaqe prej më shumë se 500 hektarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat