Përmet: Arrestohet 44-vjeçarja, e dinte se vajza e saj abuzohej seksualisht dhe nuk e raportoi rastin në polici

Shqipëria

Përmet: Arrestohet 44-vjeçarja, e dinte se vajza e saj abuzohej seksualisht dhe nuk e raportoi rastin në polici

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Një 44-vjeçare është arrestuar në Përmet, pasi e njëjta dyshohet se e dinte që vajza e saj abuzohej seksualisht dhe nuk e raportoi në polici.

Gjithashtgy dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet.

Për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat