Nis sot viti akademik në Shqipëri, rreth 20 mijë studentë për herë të parë në universitete

Shqipëria

Nis sot viti akademik në Shqipëri, rreth 20 mijë studentë për herë të parë në universitete

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Në të gjitha universitetet e Shqipërisë nis sot viti i ri akademik 2023-2024.

Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin.

Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.

Regjistrimi u krye online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.

Risi këtë vit për studentët që ulen për herë të parë auditoret e mjekësisë është që duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin tonë për një periudhë 5-vjeçare.Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësinë aktualisht, detyrimi është më pak vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat