“Krimi i ogranizuar s’u jep dekorata prokurorëve”, Beci: Të ruhet sekreti hetimor

Shqipëria

“Krimi i ogranizuar s’u jep dekorata prokurorëve”, Beci: Të ruhet sekreti hetimor

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 15:51
Ish-prokurori Eugen Beci

Ish-prokurori Eugen Beci ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjeve të fundit në drejtësi. Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK dhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi janë marrë në mbrojtje pasi dyshohet të kenë qenë shënjestër e grupit të Laert Hazhiut.

Këtë infromacion e ka dhënë i penduari i drejtësisë Artan Tafani.

Beci tha se është patolerusheme që sekretet hetimore dalin në mënyrë të menjëhershme e madje kjo gjë është e rrezikshme, pasi dihet që kokat e krimit të organizuar “ nuk do i japin dekorata prokurorëve”.

“Sekretet hetimore, sot duken si qesharake, si nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si nga SPAK-u. Dëmi më i madh që bëhet është dalja e sekretit hetimor për sa i përket të penduarit të drejtësisë. Ka katër ditë që opinioni publik po mbushet me detaje të cilat ende nuk janë verifikuar nga prokuroria, detaje të cilat mund të rrëzohen nga një hetim, por detaje të cilat krijojnë një destabilitet të theksuar social.

Detaje të cilat mund të verifikohen dhe të dalin në të kundërt. Si mendoni ju përfaqësues të krimit organizuar do flasë dhe do japë dekorata dhe lule prokurorëve, gjyqtarëve dhe avokatëve sigurisht që flasin me një gjuhë për të shmangur sa më shumë sistemin e drejtësisë dhe ndëshkimin që ata kanë. Këto do duhet të ishin në një sekret të plotë hetimor. Personi që duhet ta ruaj duhet të jetë konseguent në lidhje me atë që mban në dorën e tij”,-tha ish-prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat