E rëndë në Maliq! Shkoi për të prerë dru në mal, ndërron jetë 62-vjeçari

Shqipëria

E rëndë në Maliq! Shkoi për të prerë dru në mal, ndërron jetë 62-vjeçari

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjyras të bashkisë Maliq.

Një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62 vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë Policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat