Lexuesi jashtë shtetit faturonte afrofe, qytetarja debitore me 1.2 milion lekë

Shqipëria

Lexuesi jashtë shtetit faturonte afrofe, qytetarja debitore me 1.2 milion lekë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 20:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Laçi, e cila ankohet se figuron debitore në OSHEE ndërkohë që ka kryer të gjitha pagesat.

Problemi qëndron se lexuesi i ka faturuar kilovatët me hamendësim duke mos e parë fizikisht sahatin, kjo ka bërë që kilovatët të mblidhen të gjitha në një muaj.

Qytetarja tha se në muajin korrik i kanë depozituar kilovatët e muajve të kaluar dhe i duhet të paguaj 111500 mijë.

Ajo tha se ka qenë shumë e rregullt me pagesat, gjithashtu tregon se pagesat që ka bërë çdo muaj në OSHEE-në e Laçit, janë të vulosura nga vetë institucioni.

Faturisti i lagjes numër 5 ose ndryshe zonës së Sanxhakut ka depozituar në faturën e muajit korrik kilovatë nga muajt e kaluar. Kjo pasi ai sahati në muajt e mëparshëm i janë shënuar kilovatët afrofe.

Ajo pranon që kilovatët e shënuar janë të sahatit të saj, por ajo çfarë e shqetëson denoncuesen është fakti që faturisti i shënon kilovatët pa shikuar sahatin dhe kërkon që ai të dënohet për këtë gjë që mos të ndodh në raste të tjera.

Denoncuesja telefonon faturistin , ai pranon se nuk ka qenë në Shqipëri prandaj ai nuk mban përgjegjësi, por ja u kalon përgjegjësin faturistëve të tjerë duke i mbyllur telefonin.
Drejtori i grupit operativ të OSHEE Laç, Erjon Markaj, tha se nuk ishte në dijeni për problemin e qytetares dhe se do të bëjë një kërkesë në

OSHEE-në qëndrore Burrel, që zonjës t’i jepet mundësia që të paguaj me këste. Ndërsa përsa i përket faturistit ai tha se do te merren masa disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat