Kishte plagosur dhe lidhur shqiponjën për ta balsamosur, shpallet në kërkim një person në Përmet

Shqipëria

Kishte plagosur dhe lidhur shqiponjën për ta balsamosur, shpallet në kërkim një person në Përmet

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 17:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është shpallur në kërkim nga policia e Përmetit ditën e sotme pasi kishte plagosur dhe lidhur në një portë një shqiponjë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Pas shpërndarjes së rastit në rrjetet sociale shërbimet e policisë dhe një veteriner i kanë shkuar në ndihmë shpendit që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal

Sakaq, shqiponja aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit nga porta ku ishte lidhur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner, i shkojnë në ndihmë një shpendi (shqiponjë) që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal, rast për të cilin Policia u njoftua nga shtetasja S. L.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat